Zëvëndesministrja Hajzeraj-Beqaj po qëndron në Bruksel
Prishtinë, 9 shtator - Zëvëndes ministrja e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, znj.Rita Hajzeraj-Beqaj, po qëndron në Bruksel, ku është takuar me Ruud Van Enk- i ngarkuar për çështjet e anëtarësimit në BE, i cili ishte i shoqëruar nga këshilltari i tij, Luigj Barile, të cilët vazhdojnë ofrimin e mbështetjes duke favorizuar çështjet me të cilat sfidohet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Zv/ministrja Hajzeraj-Beqaj tha se kërkesë e jona është që të kemi përkrahje për themelimin dhe funksionalizimin e Agjencionit të Punësimit dhe kategorizimin e skemave pensionale.