Zëvendësministrit Rrahmani i bllokohet kredit karta shkaku i keqpërdorimit
Prishtinë, 10 shkurt - Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale(MPMS) ka bërë të ditur se lidhur me çështjen e përdorimit të kredit kartelës zyrtare të ish zëvendësministrit të MPMS-së, Qazim Rrahmani, për të mbuluar shpenzimet e shkaktuara, MPMS, pasi që i ka tërhequr vërejtjen ish-zëvendësministrit, për përdorim jo të rregullt të kredit kartelës zyrtare, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme konform procedurave.
MPMS bën të ditur se Zëvendësministrit Rrahmanit i është bllokuar përdorimi i mëtejmë i kredit kartelës dhe duke zbatuar ndalesën prej 50% në pagë, për shumën e paarsyetuar të shpenzimeve, nga muaji shkurt i vitit të kaluar.
\"Lidhur me pjesën e mbetur të paarsyetuar të mjeteve të shpenzuara nga kredit kartela zyrtare, zëvendësministri Rrahmani ka premtuar se këto mjete do ti kthejë në Buxhetin e MPMS-së deri në fund të këtij muaji, në të kundërtën, MPMS-ja do të njoftojë thesarin dhe organet kompetente për të ndërmarrë veprimet e nevojshme\", theksn MPMS.