Zëvendësministri zotohet për mbylljen me sukses të projektit Pro Tax 2
Stokoholm, 19 shkurt - Përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, të kryesuar nga zëvendësministri Ilir Aliu, po qëndrojnë për vizitë zyrtare në Suedi, ku po zhvillojnë takimin e përbashkët të komiteteve drejtuese të projektit Pro Tax 2 nga Ministria e Financave dhe Transfereve dhe Pro Tax Albania të mbështetura nga Agjencia Suedeze e Taksave, me qëllim të marrjes dhe shkëmbimit të përvojave në fushën e tatimit në pronë.
Me këtë rast zëvendësministri i Financave dhe Transfereve Ilir Aliu, është pritur në takim nga drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë së Taksave në Suedi Katrin Westling Palm, ku në mes tjerash e njoftoi atë për të arriturat që ka sjellë projekti Pro Tax 2, i mbështetur nga Agjencia Suedeze e taksave dhe SIDA.
Zëvendësministri Aliu gjithashtu e falënderoi dhe shprehu gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zotimin e përbashkët për mbylljen me sukses të projektit Pro Tax 2, si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen në veçanti në fushën e legalizimit dhe inkasimit të borxhit të akumuluar.