Zëvendësministri Shurdhaj në samitin ndërkombëtar në Ankara
Ankara, 3 janar - Zëvendësministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj, me ftesë të Ministrisë për Familje dhe Politika Sociale të Republikës së Turqisë, po merr pjesë në një samit ndërkombëtar që zhvillon punimet në Ankara më 02 dhe 03 janar.
Në këtë samit pjesëmarrës janë përfaqësues nga 27 vende të botës ku po shkëmbehen përvojat e shteteve pjesëmarrëse për politikat sociale dhe familjare.
Zv/ministri Shurdhaj, në emër të MPMS, është paraqitur, para të pranishmëve, me kumtesën Roli i internetit dhe teknologjisë informative në shoqëri, kumtesë kjo që u prit me mjaftë interesim nga të pranishmit.
Me një fjalë përshëndetëse pjesëmarrësit e këtij samiti i ka përshëndetur edhe president i Turqisë, Taip Erdogan, i cili ka vlerësuar lartë angazhimin institucional, kudo në botë, për familjen, që sipas z. Erdogan është shtylla kryesore e shoqërisë dhe njëherësh është diçka e shenjtë.
Zv/ministri Shurdhaj, i shoqëruar edhe nga këshilltari politik i MPMS-së, z. Viktor Mehana, ka vizituar sot edhe ambasadën e Republikës së Kosovës në Ankara.