Zëvendësministri italian për Zhvillim Ekonomik viziton Kosovën

Prishtinë, 30 prill - Me ftesë të Ministrit të Ekonomisë dhe Financave, Ahmet Shala, me 4 Maj, në Kosovë do të vijë për vizitë zëvendësministri italian për Zhvillim Ekonomik, Adolfo Urso.
Kësaj vizite i paraprinë vizita e Ministrit Shala në Verona të Italisë në muajin shkurt të këtij viti, i cili ka iniciuar thellimin e bashkëpunimit në mesë të dyja vendeve.
Me këtë rast Ministri Shala dhe zv/Ministri Italian Urso, do nënshkruajnë edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mesë të dyja vendeve.
Zv.Ministri, Urso në këtë vizitë do të jetë i shoqëruar edhe nga përfaqësues të Institutit Kombëtar për Tregtinë e Jashtme ICE dhe mbi 30 biznesmen italian të cilët kanë shpreh interesim të investojnë në Kosovë, me këtë rast do mbahet edhe një forum biznesi Kosovë Itali, ku do të prezantojnë edhe një numër i bizneseve lokale.
Forumi - Nënshkrimi i marrëveshjes, do të mbahet më 4 maj, në ora 09:30 në Ndërtesën e Qeverisë (ish- Rilindja) , në sallën e konferencave