29 Prill 2025

Zëvendësministri i Financave Ramadan Avdiu jep dorëheqje

Prishtinë, 4 nëntor - Ministria e Financave njofton opinionin e gjerë se Zëvendësministri i Ministrisë së Financave Ramadan Avdiu sot ka dhënë dorëheqje nga funksioni i tij si zëvendësministër i Ministrisë së Financave dhe nga të gjitha obligimeve që lidhen me këtë funksion.

Avdiu ka ofruar dorëheqjen e tij për shkak se shumë shpejtë pritet të fillojë punën në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë – Konfederata e Zvicrës, pas dekretit  të Presidentes së Republikës së Kosovës nr. DED-016-2013 të datës 10 shtator, 2013 , ku z. Avdiu është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë – Konfederata e Zvicrës.

Zotëri Avdiu e ka ushtruar detyrën e zëvendësministrit të Financave në Qeverinë e Republikës së Kosovës nga data 27 maj 2011 e deri më sot, dhe gjithashtu nga janari e deri në qershor të këtij viti ka ushtruar me sukses edhe detyrën e Ministrit të Financave. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)