Zëvendësministri Avdiu merr pjesë n'takimet e Bankës Islamike
Prishtinë, 27 qershor - Zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu, i shoqëruar nga zyrtarë të lartë të Ministrisë së Financave, kanë udhëtuar sot për në Jeda të Arabisë Saudite ku do të marrin pjesë në Konferencën e rregullt vjetore të Bankës Islamike, e cila do të mbahet më 29 30 qershor.
Gjatë kësaj vizitë zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu pritet të takohet me zyrtarë të lartë të Bankës Islamike, ku temë e diskutimit në mes tjerash pritet të jetë edhe marrja e kredive me interes për Kosovën.
Delegacioni nga Kosova pritet të ketë takime edhe me përfaqësues të shteteve të ndryshme pjesëmarrëse në këtë ngjarje të rëndësishme.