Zëvendësim i krahut të punës nga teknologjia humb 2/3 e vendeve të punës
Dr. Kim i bëri komentet të enjten në Washington, ndërkohë që udhëheqës politikë e ekonomikë nga mbarë bota u mblodhën për takimet vjetore të Bankës Botërore dhe FMN-së.
Dr. Kim thotë se nuk është e qartë se kur do të ndodhë ky zëvendësim i krahut të punës nga teknologjia.
Ndërkohë, shton ai, këto kërcënime ndaj vendeve të punës shoqërohen me aspirata se së shpejti e gjithë popullata e botës do të jenë e ndërlidhur përmes internetit, por kjo qasje do ti bëjë njerëzit në vende më të varfra shumë të vetëdijshëm mbi mënyrën si jeton pjesa më e pasur e botës.
Zgjidhja, sipas presidentit të Bankës Botërore, është mobilizimi i kapitalit privat prej triliona dollarësh për të krijuar mënyra të reja, më pak të rrezikshme zhvillimi.