Zëvendës Presidenti i BERZH-it, Jürgen Rigterink viziton Kosovë
Prishtinë, 20 nëntor - Ministria e Financave ka bërë të ditur se sot do të vije për vizitë në Kosovë, Zëvendës Presidenti i parë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Jürgen Rigterink i cili do të takohet me Ministrin e Financave Bedri Hamza.
Pas takimit do të këtë konferencë për media nga ministri i Financave Bedri Hamza dhe Zëvendës Presidenti i parë i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Jürgen Rigterink.