17 Nëntor 2024

Zelanda anëtarsohet në Bankën Aziatike të Investimeve në Infrastrukturë

Pekin, 5 janar - Ministria kineze e financave deklaroi se në kuadër të anëtarësimit të vendeve në Bankën Aziatike të Investimeve në Infrastrukturë, Zelanda e Re bëhet zyrtarisht vend anëtar.

Deri tani 24 vende kanë shprehur dëshirën për anëtarësim në Bankën Aziatike të Investimeve në Infrastrukturë.

Më 24 tetor të vitit të kaluar Kina njoftoi krijimin e Bankës Aziatike të Investimeve në Infrastrukturë me fondet e 21 vendeve ndër të cilat Kina, India, Singapori etj.

Selia e kësaj banke do të ndodhet në Pekin dhe kapitali i saj do të jetë 100 miliardë dollarë amerikanë.

Ministria e Financave e Kinës u shpreh se krijimi i Bankës Aziatike të Investimeve në Infrastrukturë është një proces i hapur dhe mirëpret pjesmarrjen e vendeve të ndryshme në të.

Sipas planit të tanishëm, parashikohet që para qershorit të këtij viti, vendet e ndryshme do të mbarojnë bisedimet dhe do të nënshkruajnë marrëveshjet përkatëse ndërsa Banka Aziatike e Investimeve në Infrastrukturë do të nisë veprimtarinë e saj para fundit të këtij viti. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)