Zeka: Pakoja e re fiskale, mundësi për zhvillim ekonomik
Prishtinë, 7 shtator - Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, ka deklaruar se pakoja e re fiskale, e cila ka hyrë në fuqi më 1 shtator, është e mirë për prodhuesit dhe bizneset që veprojnë në Kosovë.
Zeka në këtë intervistë për gazetën Epoka e re ka thënë se legjislacion i ri tatimor do të ndikojë në përmirësimin e bilancit të ri tregtar.
Sipas tij, me pakon e re fiskale bizneset do të përfitojnë lirim për makineritë, teknologjinë e prodhimit dhe përpunimit dhe lëndët e para do ta stimulojnë natyrisht fuqizimin e sektorit të prodhimtarisë.
Shpresoj se, krahas rritjes së produktivitetit në bujqësi si rezultat i mbështetjes së shtuar vitet e fundit nga Ministria e Bujqësisë dhe e organizatave donatore si Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar, do të shohim edhe një ngritje të industrisë së përpunimit të ushqimit, duke shtuar kështu vlerën e produkteve bazike bujqësore, ka thënë Zeka.