16 Nëntor 2024

Zeka: Kosovën po e përcjell trend negativ ekonomik

Prishtinë, 19 korrik - Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, ka deklaruar se rritja ekonomike, as duhet dhe as mund të bazohet në Qeverinë e Kosovës apo në institucionet publike, por ajo duhet të vijë nga sektori privat.

“Kudo, në çdo vend, ku funksionon ekonomia e lirë e tregut, bartës kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit është sektori privat. Prandaj që të ndodhë kjo, duhet sa më shpejt të futen masat, të cilat mundësojnë fuqizimin e këtij sektori”, ka theksuar Zeka në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”.

Sipas tij, ka pasur vazhdim të trendëve negativë nga viti i kaluar në aspektin e rritjes dhe fuqizimit të sektorit privat dhe në tërheqjen e investimeve të huaja direkte, që rrjedhimisht do të ndikojnë në normën e pritshme ekonomike për vitin 2015.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)