Zeka: Ekonomia vuan nga mungesa e vizionit të politikanëve
Prishtinë, 22 shkurt - Asnjë qeveri gati gjashtëmbëdhjetë vjet pas çlirimit dhe shtatë vjet të pavarësimit nga administrimi ndërkombëtar, nuk ka arritur të bëjë strategji të zhvillimit ekonomik, ka thënë Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë.
Ai në një intervistë dhënë Kohës Ditore ka thënë së për këta vjet Kosovës i mungon përgjigjja se cilat janë fushat dhe potencialet në të cilat do të mund të bazohej zhvillimi ekonomik i vendit.
Sipas tij, Qeveria ka dështuar të bëjë reformat dhe stimujt e nevojshëm për tërheqjen e investimeve në sektorët strategjikë.
Zeka ka thënë se është paradoksale që vendi me resurset më të mëdha të qymyrit në Evropë të ketë probleme me furnizim me energji elektrike.
/Koha Ditore/