Zejtaria e Kosovës e pa kënaqur me procesin e fiskalizimit
Prishtinë, 19 shkurt - Sot Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu priti në takim Kryetarin e Shoqatës së Zejtarëve të Prishtinës, Kryetarin e Shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve të Prizrenit, Kryetarin e Zejtarëve dhe Hotelerive të Pejës, Shoqatën e Zejtarëve të Gjakovës, Shoqatën ESNAF dhe Shoqatën SOFRA i cili u mbajt në lokalet e Odes Ekonomike të Kosovës dhe u diskutua për problemet me të cilat po ballafaqohen Zejtarët Kosovar me servisimin e Arkave Fiskale.
Në takim u tha se edhe përkundër premtimit të dhënë nga Institucionet përgjejgëse Shteterore se pagesa për servisimin e arkave fiskale do të jetë rreth 50 Euro, ata janë të detyruar të paguajnë shumë më shtrejtë kurse për nderimin e veprimtarisë paguajnë prej 170 deri në 200 Euro si dhe për prishje eventuarle paguajnë ekstra shtesë.
Duke marrë parasyshë gjendjen shumë të rëndë ekonomike të zejtarëve të Kosovës si dhe faktin se nga ana e Institucioneve Shteterore u pate premtuar atyre se fiskalizimi i Zejtarëve do të bëhet në fazen e fundit si dhe faktin se për të diskutuar për këto probleme është kërkuar takim me Digasterët Qeveritarë përgjegjese por nuk kanë hasur në mirëkuptimin e tyre, Kryetarët e Shoqatave të lartëpermendura vendosën që organeve përgjegjëse Qeveritare tu drejtohen me një kërkesë ultimative që në afat prej 14 ditësh të jetësohet premtimi i dhënë se pagesa për fiskalizim do jetë 50 Euro. Në të kundertën ata kanë kërcenuar se do ta bojkotojnë procesin e fiskalizimit.
Kryetari Gërxhaliu i dëgjoi shqetësimet e përfaqesuesve të Shoqatave Zejtare nga Kosova duke theksuar se për këtë problem është debatuar edhe në të kaluaren në nivele të ndryshme Institucionale dhe gjithëherë kemi hasur në mirëkuptim verbal.
\"Është koha kur duhet në këtë drejtim të avancohet dialogu konstruktiv dhe aty ku ka mundësi të reagohet me qëllim të ruajtjes së traditave të ndermarrësisë tradicionale dhe që fiskalizimi të mos shihet dhe trajtohet si barrierë por si një mundësi e avancimit dhe zhvillimit ekonomik ku do të eleminohen dukuri negative të informalitetit dhe do të krijojnë mundësi të barabarta për të gjithë\", theksoi Gërxhaliu.