Zbulohet një shpellë e mermerit në Korroticë të Epërme të Drenasit
Drenas, 23 janar - Në Korroticë të Epërme të Drenasit, para dy ditësh është zbuluar një shpellë e mermerit, sikur ajo e ngjashme me atë të Gadimes.
Kjo shpellë sipas burimeve të gazetës Lajm, është zbuluar nga një roje e kompanisë Bektel-Enka se në gurthyesin e kësaj kompania ka një të çarë prej nga vezullonin disa gurë me një reflektim të veçantë.
Ky rojtar pastaj, thuhet se ka lajmëruar Gazmend Hoxhën nga fshati Korroticë e Epërme e Drenasit ku gjendet edhe ky gurthyes.
Për ketë zbulim, megjithëse janë njoftuar organet kompetente ende nuk ka ndonjë ndërhyrje që kjo bukuri natyrore të mbrohet nga dëmtimi eventual.
Por nga kureshtja e dy të rinjve të këtij fshati Liridon Hoxha dhe Valdet Hoxha kanë hyrë në brendësi të shpellës dhe kanë bërë disa foto dhe një video.
Si rrjedhojë e kësaj apelohet që organet kompetente sikur janë Komuna e Drenasit dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Instituti për mbrojtjen e natyrës të ndërhyjnë urgjent në mënyrë që të mbrohet kjo bukuri natyrore nga dëmtimet e mundshme nga kompania Bektel-Enka e cila shfrytëzon gurët për përpunim të zhavorit.