20 Nëntor 2024

Zbulohet ku shkuan 669.000 eurot e vjedhura nga Natali Veliajt

Prishtinë, 13 qershor - Prokuroria thotë se ka prova se Natalie Veliaj kishte në posedim 1,4 milion euro. Llogaritë e saj bankare tregojnë se ajo tërhoqi 648 000 euro para të gatshme dhe pjesën tjetër të parave e transferoi në disa llogari të tjera bankare në Kosovë.

Siç transmeton QIK-u, të  669 000 euro shkuan në kontot bankare të kompanive dhe të të dyshuarve të fundit, Nazmi Thaçi e  Adriatik Thaçi nga Kramoviku i Rahovecit, Ergyn Dogani nga Prishtina, Jakup Blakçori nga Letanci i Podujevës, Hashim Shala nga Broliqi i Pejës, Imer Fazlia dhe Sefedin Shala nga Duboviku i Deçanit. Veliaj gjithashtu ka transferuar të holla për kompaninë “FIMEX’, kompani me të cilën ajo dhe Fisnik Blakaj janë të lidhur me Betim Blakajn.

Më 4 qershor 2013, prokurorja e EULEX-it, Nina Grande, ka vendosur t’i zgjerojë hetimet për të përfshirë akuza të reja kundër Natalie Veliajt, Fisnik dhe Betim Blakajt, si dhe për të përfshirë shtatë të pandehur të rinj. Këtë propozim prokurorja e EULEX-it e ka dërguar në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ku të mërkurën, është mbajtur edhe një seancë dëgjimore.

Sipas shtypit të sotëm, paratë që Veliaj duhej t’i transferonte në kompaninë austriake OeSD dyshohet se është përpjekur t’i pastronte nëpërmjet firmave ndërtimore e tregtare.

 

Ndërkaq të dyshuarit janë justifikuar se kanë bërë shitblerje dhe huazime parash e kurrsesi shpëlarje parash, të vjedhura. Ekziston pretendimi se 669.000 euro janë derdhur në konton bankare të tyre.

Të gjithë ata dyshohen për krim të organizuar, pastrim parash, shmangie nga tatimi, mashtrim, vjedhje të rëndë, shpërdorim, falsifikim të dokumenteve dhe raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve. 


/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)