Zbogar vizitoi Doganën e Kosovës
Prishtinë, 14 mars - Udhëheqësi i zyrës se Bashkimit Europian në Kosovë, Samuel Zbogar vizitoi Drejtorinë e Doganës së Republikës së Kosovës.
Në këtë takim Zbogar u prit nga Drejtori i Përgjithshëm, Lulzim Rafuna me bashkëpunëtor.
Fillimisht Drejtori i Përgjithshëm Rafuna në pika të shkurta, informoi Zbogar me zhvillimet e Doganës në përgjithësi, me punën dhe angazhimin, në mbledhjen e të hyrave, Zhvillimet në përmbushjen e standardeve evropiane si dhe sfidat dhe planet për të ardhmen.
Zbogar vlerësoj zhvillimet në Doganën e Kosovës dhe ndër tjera potencoj asistencën që Bashkimi Europian mund ti ofroj Doganës për vazhdim të mëtejshëm të progresit.