Zalli me 72 mijë euro pagë
Prishtinë, 20 qershor - Adrian Zalli, drejtor i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës (FSPK), është zyrtari me pagën më të lartë në Kosovë.
Paga e Zallit është katërfish më e lartë se e kryeministrit të Kosovës, apo për gjysmë më e madhe se e presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga.
Sipas formularëve të deklarimit të pasurisë të publikuara nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK) për vitin 2014, Adrian Zalli ka pagë vjetore prej 71.500 euro, apo rreth 6000 euro në muaj. Ai gjithashtu ka deklaruar edhe 810 euro mëditje nga udhëtimet.
Pas Zallit, pagën më të lartë e ka kryeshefi ekzekutiv i Postë Telekomit të Kosovës (PTK), Ejup Qerimi, i cili merr rreth 50 mijë euro në vit.
Sejdi Hoxha, kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës (PK), ka pagë mujore prej 3 mijë euro, apo 36 mijë euro në vit dhe Arben Gjuka, drejtor i KEK-ut, me pagë 2800 euro.