18 Nëntor 2024

Yoga ndihmëse në fokusin e zhvillimit të biznesit

Prishtinë, 11 mars – Praktika shpirtërore e kulturës asketike lindore Hindu e quajtur Yoga ndihmon  në vendosjen e balancës shpirtërore përmes kontrollit të frymëmarrjes, meditimit dhe përmes kryerjes së lëvizjeve specifike trupore. 


Joga kryesisht përdorët për relaksim dhe ngritje të shëndetit, por në Business Tuesday #15 ajo u vu në funksion edhe të qartësimit të mendjes në kuadër të përgatitjes për takime të ardhshme biznesi apo të shlodhjes pas një dite të ngarkuar me obligime dhe takime të shumta. 


Pra joga mund të përdoret në rritjen e efektshmërisë, produktivitetit dhe zhvillimit afatgjatë të një kompanie. Pikërisht lidhur me nevojat e shoqërisë tonë tranzitore, me qëllim të adaptimit ndaj ndryshimeve mjedisore globale, të kuptuarit më mirë të botës përreth nesh,  gjatë Business Tuesday #15 u diskutua mbi ndikimet e jogës në nevojat e ndryshme shoqërore dhe sesi këto elemente mund ta reflektojnë këtë pozitivitet në formë të inovacionit.

Annea Hapçiu pronare dhe themeluese e brendi “N’Yoga” në kuadër të Business Tuesday #15 prezantoi mbi temën “Mindfulness në Qëndrueshmërinë e Biznesit” ku ajo foli mbi rëndësinë e inovacionit të ndërgjegjshëm për të trajtuar nevojat shoqërore, krijimin e “start-upave” të përgjegjshëm, që mendojnë për shoqërinë, njerëzimin dhe botën.

Hapçiu pas prezantimit e mbajti edhe sesionin 50 minutësh të jogës kushtuar mirëqenies së stafit, ndërtimit të ekipit dhe rritjes së  potencialit dhe kreativitetit tek punëtorët.


“Gjatë procesit të punës njerëzit fillojnë me e humb fokusin dhe vëmendjen ndaj objektivave që duhet ti përfundojnë në punë, kështu që ne si njerëz jemi krijuar që të lëvizim, edhe nëse ulemi gjatë tërë ditës për 8 orë dhe rrijmë vetëm në një vend atëherë kjo edhe më shumë kontribuon në humbjen e fokusit kështu që kohë pas kohë është mirë me u zgjatë, me e pastru mendjen për me u relaksu dhe me u kthye me një energji pozitive dhe mendje të kthjellët“, tha Annea Hapçiu. 


Ajo shtoi se “kur pas punës personi ka mbingarkesë të punës intelektuale me anë të sekuencave të jogës të cilat përfshijnë meditimin, teknikat e frymëmarrjes dhe zgjatjet, trupi revitalizohet dhe mendja kthjellet”.  


Kurse Dhurata Berisha 20 vjeçare nga Klina pjesëmarrëse në Business Tuesday #15 tha se joga ishte një përvojë interesante dhe më e vështirë se që e ka menduar. “Lëvizjet për herë të parë ishin më të vështira për tu bërë por tani pas jogës po ndihem shumë më e relaksuar”, tha ajo duke shtuar se do të interesohet edhe më tej për jogën. 


Annea Hapçiu është e diplomuar për marketing dhe ndërmarrësi në Ohio të ShBA-ve. Kurse jogën filloi ta praktikonte për tu shlodhur nga angazhimet e përditshme gjatë kohës kur jetonte në Dayton të Ohio-s. 


Një ikje nga lodhja e përditshme mentale ishte marrja e disa orëve të jogës. Por duket se disa orë joga lanë shumë përshtypje tek Annea Hapçiu e cila shkoi edhe një hap më tutje duke u licencuar në mbajtjen e orëve të jogës.

Në Business Tuesday #15 morrën pjesë rreth 20 persona të interesuar për relaksim përmes jogës. 


Athene Prosjektledelse, nga Norvegjia dhe Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit të Kosovës (STIKK), janë themeluesit e ICK-së, kurse Crimson Capital është partner kryesor bashkëpunues. ICK-ja financohet nga Ministria Norvegjeze e Punëve të Jashtme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)