18 Nëntor 2024

Ymeri priti udhëheqësin e ri të FMN-së për Kosovën

Prishtinë, 8 gusht - Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! Visar Ymeri priti në një takim njoftues me udhëheqësin e ri të zyrës së Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë,  Frank Lakwijk, i cili ishte i shoqëruar nga udhëheqësi në largim Jose Sulemane.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për zhvillimet kryesore ekonomike në vend si dhe për qëndrimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për këto zhvillime dhe për të ardhmen ekonomike të vendit!.

“Ne kemi nevojë për zhvillim ekonomik që bazohet në prodhim. Alternativa jonë qeverisëse është e bazuar në modelin e shtetit zhvillimor që i përqendron resurset ekonomike e shoqërore të vendit në sektorët prodhues për ta luftuar kështu papunësinë e rritur mirëqenien”, ka thënë Ymeri.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)