Yellen dhe Summers kandidatë për udhëheqës të Bankës Amerikane
Washington, 11 gusht - Presidenti amerikan, Barack Obama ka deklaruar se zëvendëspresidentja e Rezervës Federale, Janet Yellen dhe ish-sekretari amerikan i Thesarit, Larry Summers konsiderohen kandidatë të kualifikuar për të pasuar Ben Bernanke në krye të Bankës Qendrore Amerikane (Fed).
\"Mendoj se Larry Summers si dhe Janet Yellen janë kandidatë të kualifikuar për të pasuar Bernanke, mandati i dytë i të cilit përfundon në janar\", deklaroi Obama në një konferencë shtypi.
Bernanke u emërua në krye të Bankës Qendrore Amerikane në vitin 2006, nga George W. Bush.