17 Nëntor 2024

Wright: Sektori bankar në Kosovë, më i miri në rajon

Prishtinë, 23 shtator - Tregu bankar i Kosovës, vazhdon të jetë atraktiv për investitorët dhe se vazhdon të reflektojë nivel të lartë të qëndrueshmërisë në të gjitha aspektet.

Tregu bankar i Kosovës, vazhdon të jetë atraktiv për investitorët dhe se vazhdon të reflektojë nivel të lartë të qëndrueshmërisë në të gjitha aspektet, përfshirë nivelin e lartë të kapitalizmit, pozitën e fuqishme të likuiditetit si dhe cilësinë e mirë të portofolit kreditor. Kështu pohoi guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Bedri Hamza në hapjen e Panairit Financiar 2014, organizuar nga Shoqata e Bankave të Kosovës në bashkëpunimi me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.

Hamza tha se përshpejtimi i rritjes ekonomike në vitin 2014, pritet që tu ofroj bankave një ambient më të favorshëm për të ushtruar aktivitetin e tyre. Ndërsa si zhvillim pozitiv, theksoi faktin se pas disa viteve të shtrëngimit kreditor të shprehur përmes ngadalësimit të vazhdueshëm të ritmit të rritjes së kredive, gjysma e parë e vitit 2014 ka treguar shenjat e parë të rikuperimit, të aktivitetit kreditor në Kosovë.

Në këtë mënyrë sipas tij, Kosova bëhet nder vendet e para në rajon dhe me gjerë, ku sektori bankar ndërpret cikin e shtrëngimit kreditor dhe fillon të rris në masë të theksuar, mbështetjen për ekonominë e vendit.

“Përkundër zhvillimit të deritanishëm sektori financiar i vendit ka hapësirë për zhvillim të mëtejshëm dhe për të qenë dhe më i dobishëm për ekonominë e vendit. Një arritje e rëndësishme nga viti i kaluar, është se këtë vit BQK ka licencuar një bankë të re me kapital të huaj, duke quar numrin gjithsej të institucioneve bankare që operojnë në Kosovë në 10- të. Kjo tregon se tregu bankar i Kosovës, vazhdon të jetë atraktiv për investitorët.\"

\"Ndërsa BQK, vazhdon të ndjekë një politikë e cila e promovon hyrjen e aktereve të ri në sistemin financiar, gjë e cila paraqet një parakusht të rëndësishëm për zhvillimin e mëtejshëm dhe nxitjen e konkurrencës në sektorin bankar të vendit...Sektori bankar vazhdon të reflektojë nivel të lartë të qëndrueshmërisë në të gjitha aspektet, përfshirë nivelin e lartë të kapitalizmit, pozitën e fuqishme të likuiditetit si dhe cilësinë e mirë të portofolit kreditor. Në muaj të fundit vërehet zvogëlim i raportit të kredive jo performuese nga gjithsej të kredive të sektorit bankar”, tha ai.

Hamza po ashtu pohoi se sektori bankar i Kosovës, me gjithë kontributin e lartë, dhënë në mbështetje të rritjes ekonomike në vend, ka hapësirë të mëtejme për avansimin e rolit të tij, si në aspektin e thellimit dhe ndërmjetësimit financiar , ashtu dhe në aspektin e zvogëlimit të kostos së këtij ndërmjetësimi. Ndërsa përkundër rritjes së vazhdueshme të kreditimit,ai tha se shuma e përgjithshme e kredive të sektorit bankar në raport me produktin e bruto të brendshëm, mund të konsiderohet ende e ulët në nivel 34 për qind, gjë që tregon se ka hapësirë për zgjerim të mëtutjeshëm në ekonominë tonë.

Por sipas tij, BQK mbetet e përkushtuar, që rritja e numrit të institucioneve financiare në vendin tonë të bëhet vetëm duke u bazuar në parime të shëndosha të licencimit. Ndërsa theksoi se përveç objektivit primar, që është ruajtja e stabilitetit financiar në vend, prioritet i BQK-së, mbetet mbështetja dhe zhvillimi i rritjes dhe efikasitetit të sektorit financiar. Ndërsa sfidë sipas Hamzës mbetet kosto e lartë e financimit bankar.

Ndërsa Robert Wright,kryetar i bordit të Shoqatave të Bankave të Kosovës, tha se sektori bankar në Kosovë, vazhdon të jetë më i miri në rajon.

 “Sektori bankar në Kosovë, është duke ofruar indikator të shkëlqyer dhe është duke e rritur numrin kredive dhe depozitave, gjë që dërgon një mesazh të mirë, se sektori bankar në Kosovë, është më i miri në rajon dhe se ka konsumatorët me të besueshëm dhe me të kënaqur në të gjitha segmentet.\"

\"Nga qershori i vitit 2013 deri në qershorin e vitit 2014, kreditë janë rritur 3.6 për qind. E kjo tregon nivelin e lartë të kënaqësisë që kanë klientët tanë në shërbimet bankare që u ofrohen. Përveç kësaj dhe interesi bankar dhe për kredi është ulur prej 12.3 për qind në 10.4 për qind. Është një numër i faktorëve, që kanë kontribuuar të ketë një stabilitet në ambientin e rrezikut”, tha ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)