Willsch i sugjeron Italisë daljen nga euro
Berlin, 5 mars - Një deputet gjerman i partisë konservatore, CDU drejtuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel theksoi se Italia duhet të largohej nga euro nëse vendi nuk arrin të pajiset me një maxhorancë të qendrueshme pro-evropiane.
\"Nëse një vend nuk arrin të bindë pjesën më të madhe të popullsisë për respektimin e angazhimeve që ka ndërmarrë vetë që monedha unike të funksionojë, nuk mund t\'i kërkohet që nga jashtë të rivotojë, por duhet lënë t\'i rikthehet monedhës së saj kombëtare\'\', deklaroi Klaus-Peter Willsch, një deputet i CDU-së.
Partia liberale shumë euroskeptike FDP, aleate e Merkel në qeveri, u shpreh gjithashtu në mbështetje të daljes së Italisë nga euro.
\"Nëse euro do të mbijetojë, duhet të kthehet në një monedhë që merr frymë. Anëtarët që nuk arrijnë ose nuk mund të kenë një performancë të mirë ekonomike, duhet të dalin nga ky klub monetar\'\', theksoi Frank Schäffler, shef i liberalëve anti-euro.
Zgjedhjet në Itali sollën një situatë politike të komplikuar. Asnjë parti nuk ka maxhorancën e duhur dhe formimi i një koalicioni qeveritar duket i pasigurt.