William Walker jep dorëheqje nga kryetari i bordit të AUK-it
Prishtinë, 26 nëntor - Universiteti Amerikan në Kosovë njofton se Ambasadori William Walker, kryetar i Bordit Udhëheqës të këtij universiteti ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë në një letër dërguar këtij bordi i cili mbajti takimin e rregullt në Washington me 21 nëntor.
Ambasadori Walker shpjegoi se AUK si rregull të punës për anëtarët e bordit ka që nëse ndonjëri anëtar i Bordit bëhet pjesë aktive politikës partiake, ata duhet të tërhiqen nga Bordi. Unë jam cituar në media se përkrah disa kandidatë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Kosovë dhe dua që ti shpreh mendimet e mia lirshëm ,kështu që me keqardhje të madhe duhet të jap dorëheqje nga pozita e Udhëheqësit të Bordit të AUK-së, tha ai.
Bordi i AUK-së falënderoi Ambasadorin Walker për kontributin e tij të jashtëzakonshëm ndaj këtij universitetit dhe ka zgjedhur atë në mënyrë unanime si Kryetar Nderi.
Presidenti i AUK-së Chris Hall tha me këtë rast se William Walker gjithmonë ka qenë i sinqertë në vendimet e tij. Ambasadori Walker dëshiron të flasë lirshëm rreth çështjeve të ndryshme politike dhe AUK duhet të vazhdojë të jetë një institucion jo- politik, prandaj ai po merr një veprim të drejt duke dhënë dorëheqje nga Bordi. Por unë padyshim se do ta ndiej mungesën e këshillave dhe udhëheqjes së tij dhe e di se ai do të vazhdojë të përkrah AUK-në dhe shumë miq të tij në këtë universitet.
Nënkryetari i deritashëm i Bordit të AUK, z. Richard Lukaj do të jetë në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryetarit të Bordit, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri i cili pritet të zgjidhet në fillim të viti të ardhshëm.