Wiegand: BQK duhet të jet e pavarur prej politike
Prishtinë, 18 mars - Udhëheqësi i misionit të FMN-së, Johannes Wiegand në një konferencë për media ka thënë se për zgjedhjen e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës është mirë që brengoset populli kur ai vjen nga partia në pushtet, por kjo sipas tij nuk është tani me një risi.
E kuptoj që kjo struktura politike e tij ka pasur brenga ngaqë ministri i financave është emëruar Guvernator. Mendojë se brenga e tillë është e mirë sepse Banka Qendrore është e pavarur, por mendojë që nuk duhet paragjykuar sepse nuk është personi i parë që ka lëvizur nga një strukturë politike në guvernator, ka thënë ai.
Kjo sipas tij është një praktikë standarde dhe ka ndodhur edhe Gjermani, por është me rëndësi që ai ta vendos pavarësinë e Bankës Qendrore dhe të ja komunikojë atë publikut.
Ndërsa sa i përket rritjes ekonomika Wiegand ka thënë se rritja ekonomike në Kosovë për vitin 2013 do të jetë rreth 3%, rritje kjo, edhe pse e ulët, është e qëndrueshme.
Parashikimet tona për rritje ekonomike për vitin 2013 janë rreth 3%. Këto nuk janë rritje si në 2010 apo 2011, por kjo ndodh për shkak të krizës ekonomike në botë dhe natyrisht që Kosova nuk është krejtësisht e izoluar.\"
\"Sigurisht që Kosova ka njerëz që jetojnë jashtë në vendet ku ekonomitë kanë ngadalësuar dhe ka më pak para që vijnë nga atje. Ne parashohim një rritje të tillë në 2013, por më duhet të them se rritja ekonomike e Kosovës është ende shumë më e lartë se e vendeve të tjera të rajonit por të vendeve të tjera të Evropës dhe mendojë që ka shumë pak vende që kanë arritur rritje 3%, ka thënë ai.
I pyetur për PTK-ë dhe privatizimin e saj, ai ka thënë se nëse kjo nuk ndodh vështirë që do të ndërtohet rruga e Shkupit. Sipas tij, shpenzime në atë rrugë janë të lidhura me një nivel të bilancit bankar, bilanc ky që, sipas tij, arrihet vetëm nëse privatizohet PTK-ja.
Ka plane kontingjente në buxhet që parashohin reduktime në disa shpenzime në rast se nuk shitet PTK-ja dhe në mënyrë specifike, alokimet në rrugën 6 janë të lidhura me një nivel të bilancit bankar. Pra, rruga për Shkup dhe ky bilanc bankar mund të arrihet vetëm nëse privatizohet PTK-ja. Mendojë që Qeveria ka marr masat e kujdesit në rast se nuk shitet PTK-ja në mënyrë që buxheti të jetë në rrugën e duhur, ka thënë ai.
Sa i përket veteranëve të luftës që numri i tyre po del më shumë se që është planifikuar, për përfitimet e tyre që i kanë nga buxheti, ai ka thënë e pas verifikimit do të mund të përcaktojnë benefitet për ta dhe të vlerësojnë pastaj ndikimin fiskal.
Në anën tjetër, zëvendësministri i Financave, Ramadan Avdiu ka thënë se për këtë vit janë planifikuar taksa të reja.
Ai ka thënë është krijuar një ekuilibër i mirë mes të hyrave dhe shpenzimeve dhe se ka qëndrueshmëri makroekonomike dhe makrofiskale.
Ndërsa Gani Gërguri, guvernatori në përfundim të mandatit të tij, ka thënë se sa i përket sektorit financiar janë të përkushtuar që të rrisin edhe më shumë sigurinë e depozitave në sektorin financiar, më saktësisht në atë bankar.
Ai ka thënë se është bërë disbursimi i pjesës më të madhe të kredisë nga FMN-ja që në total për vitin e kaluar ka qenë 94 milionë euro.