Westerwelle: Plani për stabilitetin e euros duhet vënë në jetë
Berlin, 26 tetor - Ministri Jashtëm gjerman Guido Westerwelle dëshiron që të zbatohen planet gjermano-franceze për paktin e stabilitetit të euros.
Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE në Luksemburg Westerwelle tha, se nëqoftëse dikush nuk i plotëson obligimet e BE, nuk mund të gëzojë as të drejtat.
Gjermania dhe Franca duan që vendeve, që cënojnë paktin e stabilitetit, t'ua heqin për një kohë të caktuar të drejtën e votës.
Partnerët në BE reaguan me kritikë. Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn tha se ky është egoizëm nacional, që nuk është në interes të Evropës.
Grindja për paktin e stabilitetit të euros rrezikon të hedhë hije mbi samitin e BE, që zhvillohet këtë të enjte në Bruksel.