29 Prill 2024

Westerwelle i premton Greqisë mbështetje në krizën financiare

Athinë, 16 janar - Gjatë një vizite të shkurtër në Greqi ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle u premtoi grekëve mbështetje në krizën financiare.

Mirëpo, përveç fjalëve mbështetëse ai u drejtoi njerëzve përgjegjës edhe paralajmërime të kujdesshme.

Greqia dhe Evropa duhet të jenë bashkë, tha ministri i Jashtëm Guido Westerwelle pas një takimi në Athinë me kolegun e tij grek, Stavros Dimas.

Ai tha se me vizitën e tij donte të përcillte mesazhin e inkurajimit: Ajo që ka përballuar deri tani populli grek, meriton respekt, tha Westerwelle. Reformat janë të ashpra, por të domosdoshme, theksoi ai.

Në të njëjtën kohë ai theksoi se Gjermania dhe Evropa duan t\'i ndihmojnë grekët në përballimin e problemeve.

Dimas deklaroi, se beson që vendi do të dalë më i fortë nga kriza. Të dy ministrat treguan optimizëm të përmbajtur përballë ngecjes së bisedimeve me kredidhënësit privatë për falje të pjesshme të huave.

Këtë të hënë ekspertët e së ashtuquajturës troika (të përbërë nga Komisioni Evropian, Banka Qendrore Evropiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar) nisin në Athinë negociatat mbi programin e ri të kursimit të Greqisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)