Westervelle: Evropa do të dalë më e fortë nga kriza e borxhit
Berlin, 29 shtator - Evropa do të dalë më e fortë nga kriza e borxhit dhe do të ruajë një rol udhëheqës në botë, u shpreh dje ministri i Jashtëm gjerman, Guido Westervelle në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
\"Evropa por forcohet pavarësisht nga kriza ekonomike dhe financiare\", deklaroi ministri.
\"Evropa do të dalë nga kjo krizë më e fortë se kurrë\", theksoi ai.
Westervelle renditi gjithashtu kontributet e Bashkimit Evropian në fusha të ndryshme: ndihmë për zhvillim, bashkëpunim rajonal, çarmatim, lufta kundër ndryshimeve klimatike dhe reforma në OKB.