Western Union pezullon operacionet në Rusi dhe Bjellorusi
Moskë, 11 mars - Western Union pezulloi operacionet në Rusi dhe Bjellorusi, duke iu bashkuar një numri në rritje të bizneseve që janë tërhequr nga rajoni pas luftës së Moskës kundër Ukrainës.
“Ne i bashkohemi komunitetit ndërkombëtar për të shprehur shpresën e sinqertë për një zgjidhje diplomatike dhe paqësore”, tha në një deklaratë kompania globale e transferimit të parave.
“Ndërkohë, prioritetet tona mbeten mirëqenia dhe siguria e punonjësve tanë, si dhe vazhdimi i mbështetjes së popullit të Ukrainës, duke përfshirë refugjatët në rritje që kërkojnë siguri”, shtoi Western Union.