27 Dhjetor 2024

Walt Disney do të pushojë nga puna 28.000 punonjës

Califonia, 30 shtator - Një nga kompanitë më të mëdha të industrisë së argëtimit në SHBA, Walt Disney, njoftoi se planifikon të pushojë nga puna 28.000 punonjës që punojnë në parqet tematike për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Pandemia COVID-19 e cila shkaktoi mbylljen një kohë të gjatë të parqeve tematike të kompanisë me seli në Kaliforni dhe vizita e kufizuar tek parqet e hapura, e shtyu kompaninë të zvogëlojë numrin e të punësuarve.

Josh D'Amaro, menaxheri i Disney Parks, në mesazhin e dërguar tek punonjësit në lidhje me këtë tha se 28.000 punonjës që do të nxirren nga puna janë 67 për qind punonjës me kohë të pjesshme.

"Siç mund ta imagjinoni, një vendim i kësaj madhësie nuk është i lehtë", ka thënë D'Amaro sipas mesazhit të publikuar nga CNBC.

D'Amaro shtoi se kanë punuar shumë në muajt e fundit që mos të pushojnë nga puna.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)