VV: Të gjeturat e Auditorit konfirmojnë keqmenaxhimin e Komunës së Pejës
Pejë, 1 gusht - Lëvizja VETËVENDOSJE! në Pejë është e shqetësuar me gjetjet e Auditorit të jashtëm për vitin 2017. Këto gjetje kanë konfirmuar ato që ne i kemi theksuar vazhdimisht gjatë vitit 2017 për keq menaxhim dhe jo efikasitet. Këto i ka thënë anëtari i Kryesisë Bashkim Nurboja me një konferencë për media të mbajtur në Pejë.
“Formati aktual i raportimeve menaxheriale nuk ofron bazë për kontrolle të brendshme efektive meqenëse raportimi me shkrim tek menaxhmenti i lartë bëhet vetëm sipas kërkesës dhe jo në baza të rregullta kohore. Si pasojë e kontrolleve jo të mira janë vërejtur dobësi në fushën e të hyrave, prokurimit, subvencioneve, pagesën e shpenzimeve, si dhe në raportimin e obligimeve”, thuhet në këtë raport.
Nga shumica e të gjetura që kemi vërejtur, ku ka potencial të dëmtohet buxheti i Komunës, kemi vërejtur edhe shkelje që mund të konsiderohen penale.
Në faqen 14, çështja 4, flet për mos respektimi i kritereve në konkurset publike. A duhet që personat që kërkojnë punë të punësohet vetëm nëse janë anëtarësuar në LDK? Këtu sigurisht dikush që i ka plotësuar kushtet e konkursit nuk është pranuar, deri sa ata që nuk i plotësojnë kushtet pranohen.
Në faqen 18, çështja 11, e kanë zgjatur kontratën për furnizim me derivate të naftës edhe pse e dinë që nuk kanë drejtë sipas Ligjit për prokurim publik. Çka ka qenë urgjenca që e kanë zgjatë kontratën pa prokurim? Dhe, cilës kompani i është zgjatur kontrata?
Në faqen 20 çështja 14, humbjet nga lëndët në gjyqësor të cilat janë ekzekutuara janë 606,990 euro, kjo shumë është rreth 10% e investimeve kapitale që bëhen në Komunën e Pejës. Si është e mundur të humben të gjitha këto konteste, a janë duke bërë aq shumë padrejtësia sa që për Gjykatën po është shumë lehtë me vendos kundër Komunës? Apo i bëni këto gjëra në koordinim me operatoret ekonomik që ta dëmtoni buxhetin e shtetit?
Ne mendojmë që këto gjëra duhet të hetohen nga prokuroria, dhe të shikohet se a është dëmtuar buxheti i komunës. Ne ftojmë prokurorin në Pejë që ti bëjë hetimet sa më shpejtë.
Të gjeturat e tjera që kanë të bëjnë me shfaqjen e keqmenaxhimit të Komunës janë:
Në faqen 21 nën titullin “Obligimet e papaguara”, auditor tregon që obligimet e krijuara në vitin 2017 e që kanë kaluar për tu paguar në vitin 2018 janë 141% më shumë se sa nga 2016 në 2017. Kjo po tregon se ne vitin 2017 G.M. duke keqpërdor buxhetin e 2018 ka bërë investime për shkak të zgjedhjeve lokale, ky akt është i paligjshëm dhe mashtrim për elektoratin. Sa përqind të këtyre obligimeve të papaguara janë për projekte të cilat nuk janë planifikuar në fillim të vitit 2017?
Në faqen 12 çështja 1, auditor ka gjetur që komuna nuk verifikon pronat, kjo humb potencialin e krijimit te hyrave shtesë. Pse komuna nuk e bën verifikimin e pronave që i ka të evidentuara?
Në faqen 13, çështja 3, pronat e komunës që janë dhënë me qira, nuk janë bërë më proceduar. Për cilat pronë bëhet fjalë dhe pse nuk janë respektuar procedurat e konkursit të hapur?
Në faqen 15, çështja 6, kontratat mbi vepër kanë qenë fenomen i qeverisjes së Gazmend Muhaxherit, po shihet që auditori ka gjete që edhe janë kaluar afatet dhe nuk është zbatuar asnjë procedurë për rekrutim. Mos ndoshta libreza e partisë ka qenë kriteri kryesor?
Në faqen 18, çështja 12, këto të gjetura tregojnë degradimin e kësaj administrate të G.M., këta shikojnë edhe nga drutë për nxehmje me përfituar. Si është e mundur që mos të ketë verifikim të pranueshmëris së druve, qoftë në cilësi dhe sasi?
Në përfundim dëshirojmë të theksojmë që qytetarët e Pejës meritojnë qeverisje më të mirë. LV do të përcjellë veprimet e Komunës dhe nëse është nevoja do të paraqesim padi direkt ndaj Komunës apo cilido akter që dëmton interesat e qytetarëve.