18 Nëntor 2024

VV: Të drejtat e punëtorëve - organizim sindikal

Prishtinë, 23 maj - Shteti i së drejtës dhe shteti zhvillimor, do të ishin të paplotë pa shtetin social. Ne duam që të të rritet ekonomia, por kjo nuk mund të bëhet në kurriz të punëtorëve, dhe për këtë, ne si qeveri do ta mbështesim organizmin sindikal. Në hapje të çdo objekti të punës do të jetë e shkruar lista me të drejtat e punëtorëve.

Në një vend me 18 përqind varfëri të skajshme, nuk është e çuditshme që njerëzit të pranojnë të punojnë në çfarëdo kushtesh. Lidhur me këto, qeverisja jonë do të marrë disa masa në mbrojtje të punëtorëve në sektorin publik e privat. Për këtë, do të bëhet avancimi i rregullimit të Ligjit të Punës. Ndërkaq, me synim të uljes së diskriminimit të grave në tregun e punës, Pushimi i Lehonisë do të jetë 12 muaj me pagesë të plotë. Kjo pagesë do të sigurohet nga punëdhënësi dhe shteti. Pushimi do të shfrytëzohet nga nëna dhe i ati. Gjashtë muajt e parë do të shfrytëzohen nga lehona e punësuar, ndërsa, pjesa tjetër prej gjashtë muajve do të shfrytëzohej nga bashkëshorti i saj.

Sikur të respektohej ligji, do të kishim së paku 30 përqind më shumë njerëz në punë. Orari i plotë i punës, do të jetë i modeluar në dy kohëzgjatje: 35 dhe 40 orë në javë. Orari prej 40 orëve paraqet maksimumin e kohëzgjatjes së orarit. Kurse, orët shtesë të punës shtesë nuk mund të ketë kohëzgjatje më tepër se 5 orë në javë për dy javë, brenda 3 muajve.

Lëvizja VETËVENDOSJE! angazhohet edhe për pagë sipas përvojës dhe rrezikshmërisë. Nivelizimi i pagave sipas rrezikshmërisë së punës do të jetë deri më 20 përqind. Kurse, vlerësimi i benificionit për përvojën e punës do të bëhet për çdo pesë vite me ngritje të pagës prej 5%, duke kalkuluar indeksimin vjetor prej 0,5% të pagës.

Me qëllim të uljes së informalitetit që është në shkallë të lartë në vendin tonë do të zbatohet politika stimuluese siç është ulja e tatimit për çdo punëtor e regjistruar. Nga 1 deri 10 të punësuar do të ketë 1% të lirimit në tatime për çdo të punësuar, nga 11 deri 50 të punësuar – 0,5%, mbi 51 deri 200 të punësuar – 0,3%, mbi 200 të punësuar do të lirohen 0,1% në tatime për çdo të punësuar.

Lidhur me sindikatat ne do të garantojmë anëtarësimin e obliguar në organizatë sindikale të të punësuarve në ndërmarrje ku janë të anëtarësuar mbi 60% të punësuarve dhe mbrojtje të veçantë për të punësuarit që merren me aktivitet sindikal


Me një numër tejet të vogël të inspektorëve të punës (afro 58) është i pamundshëm inspektimi i afro 89,000 bizneseve. Lëvizja VETËVENDOSJE konsideron se duhet të rritet buxheti i Inspektoratit të Punës. Po ashtu, qeverisja jonë parasheh themelimin e Gjykatës së veçantë të Punës.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)