27 Prill 2024

VV: Qeveria në ekskursion me paratë e popullit

Prishtinë, 30 shtator - Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! organizuan sot një aksion simbolik në sheshin Nëna Terezë, ku paraqitën shpenzimet absurde të Qeverisë së Kosovës për “ekskursionin” në New York.

Gjatë javës që kaloi në emër të përfaqësimit të dinjitetshëm në arenën ndërkombëtare, kryeministri vetë i pesëdhjeti ja mësyu New York-ut në kohën kur do të zhvillohej sesioni i 67 i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Në një prononcim të tijin rreth kritikave të bëra, Kryeministri i qejfeve, tha se nuk i bëhet vonë për reagimin e opozitës dhe se kjo vizitë e tij ka qëllim madhor dhe se është një paraqitje e dinjitetshme për Kosovën.

Ne i themi Kryeministrit që Republika e Kosovës ka nevojë për përfaqësim të dinjitetshëm nga njerëz të dinjitetshëm, të pakorruptuar dhe kompetent, e jo nga ministra të korruptuar dhe anëtarë të tjerë të delegacionit të cilët as vetë nuk e dinin qëllimin e kësaj vizite apo më mirë të themi të këtij ekskursioni, përveçse zhvatjes së mëditjeve të majme.

Sipas llogarive të bëra, ky ekskursion buxhetit të Republikës së Kosovës i kushtoi rreth 200 mijë euro, mjete këto të cilat i takojnë qytetarëve. Këto mjete mund të ishin shpenzuar për: 5000 ndihma sociale në Kosovë, apo 4445 pensione minimale, apo 1176 paga minimale në Kosovë, apo 222 bursa për studentë në Universitetin e Prishtinës, apo 1110 pensione për invalidë të UÇK-së.

Kryeministri dhe qeveritarët e tjerë treguan sërish se me çfarë lehtësie mund t`i keqpërdorin mjetet e tatimpaguesve. Ata nuk kanë as drojë dhe as nuk shqetësohen për hallet dhe mjerimin që çdo ditë e më tepër po e rëndojnë popullin në Kosovë.

E ndërsa qytetarëve u bëjmë thirrje që të organizohen kundër kësaj Qeverie, motoja e të cilës është: zhvatje pensionesh, ndihmash sociale, bursa studentësh, e zhvatje ndërmarrjesh publike. Organizimi ynë i përbashkët mund t’i ndalë ata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)