16 Janar 2025

VV: Paratë e komunës Skenderaj i hanë zyrtarët komunalë

Skenderaj, 20 mars - Lëvizja Vetëvendosja ka reaguar ndaj raportit të Instituatit të GAP-it për keqpërdorimin efondeve në komunën Skënderaj.

Raporti i Institutit GAP-it  ka nxjerrë në pah një mori keqpërdorimesh në  Komunën e Skenderajt, ku thuhet se kjo komunë ka shënuar edhe rënie të të hyrave gjatë vitit 2012, rënie kjo më e madhe se sa ajo në e vitit 2011

Komuna e Skenderajt në 2012 ka pasur rënien më të madhe të hyrave komunale. Gjatë vitit 2012, shuma totale e të hyrave komunale ka qenë 572.000 euro, apo 641.000 euro më pak se gjatë vitit 2011.

Krahas rënies së të hyrave, Komuna e Skenderajt ka nivelin më të lartë të borxhit publik në krahasim me komunat e tjera. Në vitin 2011 niveli i borxhit që ka pasur Skenderaj është llogaritur në mbi 3.8 milionë euro, ndërsa në vitin 2012, shuma e borxhit rezulton të jetë mbi 1.5 milionë euro.

Për qytetarët e Skenderajt vazhdimësi e viteve edhe ky viti 2013 paraqet një vazhdimësi të gjendjes së rëndë ekonomike, mjerimit sociale, varfërisë në rritje dhe papunësisë masive. Keqqeverisja lokale, interesat grupore e klanore, rritja e nepotizmit brenda pushtetit lokal, papërgjegjshmëria dhe joserioziteti ndaj qytetarëve e  karakterizuan edhe këtë vit komunën tonë.

Janë përmendur aq shumë investime kapitale, por nuk shihen të realizuara askund. Në anën tjetër, buxheti komunal, kryesisht ka shkuar për kategorinë mallra dhe shërbime, për zyrën  e kryetarit dhe për dikastere të tjera.

Kur është bërë hartimi i buxhetit ne patëm reaguar, duke kundërshtuar ndarjen e përqindjes më të madhe në mallra e shërbime, e duke lënë pa buxhet bujqësinë, shëndetësinë dhe arsimin. Dhe, pikërisht nga kjo kategori, zyrtarët komunal keqpërdorin më lehtë dhe më shumë fonde publike.

Në bazë të raporteve të fundit të organizatave të ndryshme, por edhe nga monitorimi që ne të Vetëvendosje!-s i kemi bërë, ka dalë që gjysma e buxhetit është shpenzuar në dreka, darka dhe derivate, shuma këto marramendëse.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Skenderaj, në vazhdimësi e ka kritikuar mënyrën e hartimit dhe të shpenzimit të buxhetit komunal. Qendra e jonë me theks të veçantë ka kritikuar ashpër shpërndarjen e padrejtë dhe joefikase të buxhetit në sektorët komunalë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)