16 Janar 2025

VV i shprehë FMN shqetësimin për politizimin e guvernatorit të BQK

Prishtinë, 8 mars - Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Shpend Ahmeti dhe anëtari i kryesisë, Dardan Sejdiu, u takuan sot me përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar të cilët janë në Kosovë si pjesë e misionit të tretë të vlerësimit të marrëveshjes Stand By me Republikën e Kosovës.

Në takim u diskutuan rrjedhat kryesore ekonomike, politike dhe sociale në Kosovë. Theks i veçantë në diskutim ishte pozicioni makro-fiskal i Kosovës, pavarësia e Bankës Qendrore të Kosovës, zhvillimi ekonomik dhe trendet ekonomike në Kosovë dhe rajon si dhe rregulla e re fiskale që ishte pjesë qendrore e takimit.


Lëvizja Vetëvendosje!  ka kërkuar që të precizohet saktësisht se në cilat situata lejohen shmangie nga ana Qeverisë të rregullës fiskale, meqë ky është vit zgjedhor priten mbipërdorime që lidhen me këtë modalitet nga ana e Qeverisë.

Me këtë rast përfaqësuesit e Vetëvendosje!-s kanë qartësuar se nuk besojnë se buxheti dhe balanci buxhetor duhet të gëzojnë rëndësi primare, por që buxheti duhet të shihet si një instrument që Qeveria e përdorë për të arritur objektivat ekonomike.

Por  në rastin e kësaj Qeverie duhet të jemi shumë të kujdesshëm për hapësirat që i jepen, meqë kjo Qeveri nuk kujdeset për arritjen e ndonjë objektive, por përkundrazi e përdor buxhetin për interesa të ngushta.

Përfaqësuesit e Vetëvendosje!-s gjithashtu kanë shprehur shqetësimin edhe për zgjedhjen e guvernatorit të BQK-së dhe me tendencën e hapur të qeverisë për ta futur nën kontroll këtë institucion që nominalisht do duhej të jetë i pavarur. Me këtë do i pamundësohej BQK-së të jetë e suksesshme në arritjen e objektivave të saj.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)