VV: Financat në Rahovec tregojnë për parregullsi në shpenzime
Rahovec, 2 dhjetor - Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Rahovec shpreh shqetësimin e saj për paradokset që brenda raporteve financiare gjashtëmujore dhe nëntëmujore të kësaj komune.
\"Vetëm po ti krahasoni këto dy raporte, mund ta vëreni papërgjegjësinë e madhe dhe mungesën e transparencës së qeverisjes aktuale të Rahovecit. Si askund më parë, raporti janar-qershor në kategori të caktuar ka më shumë shpenzime sesa raporti janar-shtator në po të njëjtat kategori.\"
\"Kur është bërë krahasimi i raportit gjashtëmujor me atë nëntëmujor, sa i përket paraqitjes së shpenzimeve kemi vërejtur se tek mëditjet e udhëtimit për vitin 2014 shifra e paraqitur për raportin nëntëmujor është më e vogël se te raporti e shpenzimeve për gjashtëmujorin e parë\", thekson VV në Rahovec.
Në raportin gjashtëmujor, tek paraqitja e shpenzimeve për mëditjet e udhëtimit janë raportuar 9,523.07 euro të shpenzuara, përderisa në raportin nëntëmujor kjo shifër është zvogëluar duke u paraqitur në shumën prej 8,562.68.
Pra, raporti gjashtëmujor është për 960.39 euro më shumë se raporti nëntëmujor. Si është e mundur që fillimisht për 6 muaj të shpenzohen 9,523.07 euro, e pasi ti shtohen plus 3 muaj të tjerë kjo shumë të mos rritet por paradoksalisht të bie në 8,562.68?!
Të njëjtat parregullsi janë paraqitur edhe tek kategoria \'\'karburante për gjenerator, ku shuma në raportin gjashtëmujor 5,987.14 euro të shpenzuara, përderisa në raportin nëntëmujor është vetëm 821.93 euro, pra 5,165.21 euro më pak.
Si është që për 6 muaj të shpenzohen 5,987.14 euro në këtë kategori, e pasi ti shtohen edhe 3 muaj të tjerë shpenzime, kjo shumë të dali 821.93 euro?!
Kjo është në kundërshtim me çdo rregull të raportimeve të shpenzimeve buxhetore, dhe Qendra e Vetëvendosje!-s në Rahovec kërkon nga Auditori dhe organet e rendit që të nisin menjëherë hetimet mbi mënyrën e shpenzimeve të parasë publike në këtë Komunë.