05 Maj 2024

VV: Dobësia politike e qeverisë, rrezik për shkatërrimin e ekonomisë

Prishtinë, 4 gusht - Lëvizja Vetëvendosje ka lëshuar një varg kritikash në drejtim të Qeverisë së Kosovës, kësaj radhe për shkak të ekonomisë.

Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje ka thënë së tanimë vlerësimet e rritjes ekonomike edhe ashtu të dobët,  po shkojnë duke u zvogëluar edhe më tutje. 

Ahmeti ka theskuar se papunësia mbetet në nivele rekorde, ndërsa tani më edhe diaspora ka filluar të tregojë shenja të goditjes nga kriza në Evropë.

"Eksportet edhe ashtu të vogla, sipas Bankës Qendrore të Kosovës kanë shënuar rënie në gjashtëmujorin e parë, deficiti tregtar është rritur, investimet e huaja direkte kanë rënë e poashtu edhe remitancat, apo dërgesat nga diaspora jonë janë në rënie", ka theksuar Ahmeti.  

Sipas tij, Qeveria si gjithmonë nuk merr përsipër përgjejgësitë lidhur me situatën e krijuar.

Vetëvendosje thotë se problemet më të mëdha në Kosovë nuk i ka shkaktuar kriza financiare botërore, por politikat e gabueshme ekonomike të Qeverisë.

Ahmeti po ashtu ka pohuar se raporti gjashtëmujor i shpenzimeve, i paraqitur nga Ministria e Financave tregon trendin e rritjes së shpenzimeve buxhetore, posaqërisht në kategori që nuk krijojnë bazë të qëndrueshme të zhvillimit ekonomik. 

Krahasuar me gjashtëmujorin e vitit 2011 sipas tij janë rritur dukshëm shpenzimet në mallra e shërbime.  Për të përmendur disa nga këto, shpenzimet e udhëtimit janë shtuar për 45 përqind (dyzet e pesë), shpenzimet për shërbime  për 70 përqind, blerja e mobiljeve dhe paisjeve më të lira se 1,000 euro për 61 përqind, mirëmbajtja për 37 përqind e kështu me radhë. 

Duke parë krizën ekonomike që po vjen e po shtohet, qeveritarët e shohin luksin që po vjen e po shtohet për ta.

"Së pari sipas përveç se na ka futur në kontratën e parë të autostradës, ku ne paguajmë trefishin e çmimit, në Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve parashihet që në buxhetin e vitit tjetër veçse të fillojë autostrada e re, që është projekt shumë vjeçar me pagesa të njejta e për cilën kontratë  Bechtel Enka veçse i ka mprehur dhëmbët."

"Së dyti, përveç finalizimit të faljes së distribucionit, qeveria po përgatitet për një procedurë të shpejtë të ndërtimit të termocentralit Kosova e re, prapë në pronësi të huaj, ku edhe këtu disa kompani tanimë të njohura për opinionin kosovar i kanë mprehur dhëmbët."

"Së treti, ndryshimet e shpejta në Trepçë, dhe takimet e shpeshtuara të qeverisë me biznese kudo që shkojnë tregojnë që edhe Trepça është pranë likuidimit dhe shitjes së shpejti.  Së katërti,  me procedurë të shpejtë po pregatitet edhe shitja e PTK-së,  që sipas qeveritarëve duhet të përfundojë deri në nëntor", ka theksuar Ahmeti.  

Kjo qeveri sipas tij e dobët është edhe shumë e rrezikshme.  Pikërisht siç ka thënë ai dobësia e tyre politike  dhe profesionale është rreziku i Kosovës. 

Kjo gjendje ekonomike ka rrezik të thellohet në qoftë se në Kosovë nuk bëhen ndryshimet. 

Lëvizja Vetëvendosje bën thirrje tek subjektet politike, ekonomike e shoqërore që të mos lejojmë këtë qeveri me këtë legjitimet politik, moral e ligjor të veprojnë në fushat strategjike të cekura më lartë dhe që për pushtet të shkatërrojnë shtetin. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)