"Vrima e zezë" në buxhetin e Greqisë është 20 miliardë euro
Athinë, 24 shtator - "Vrima e zezë" në buxhetin e Greqisë është 20 miliardë euro, njofton revista gjermane ''Der Spiegel'' në faqen e saj të internetit.
Revista i referohet të dhënave të grumbulluara nga kreditorët ndërkombëtarë të Greqisë.
''Kjo shumë është dyfish më e madhe nga përllogaritjet fillestare. Greqia mund të marrë këstin e ardhshëm të ndihmës financiare, vetëm nëse e mbulon këtë deficit'', shkruan revista gjermane.
Që nga qershori Greqia është në pritje të këtij kësti me vlerë 31 miliardë euro, ndërkohë që recesioni në vendin ballkanik është më i madh nga sa është parashikuar.