17 Nëntor 2024

Votimi i buxhetit në Greqi përballet me protesta

Athinë, 8 dhjetor - Parlamenti grek ka vendosur të votojë buxhetin e vitit të ardhshëm, ndërsa jashtë tij janë zhvilluar protesta kundër masave shtrënguese.

Qeveria greke ka nxitur diskutimet rreth buxhetit, i cili parashikon rritje ekonomike për të dytin vit rradhazi.

Megjithatë buxheti i ri injoron kritikat e huadhënësve, sipas të cilëve Athina nuk do të arrijë të përmbushë objektivat e saj. Protestuesit kundërshtojnë zbatimin e masave shtrënguese vitin e ardhshëm.

\"Çdo ditë gjendja jonë po përkeqësohet dhe në 5 vitet e fundit nuk kemi parë asnjë përparim. Ne vetëm zhytemi në borxhe dhe duket sikur kështu do të vazhdojë deri në fund të jetës sonë. Kjo është e vërteta.\"

Qeveria greke po zhvillon bisedime me huadhënësit e saj nga BE dhe FMN për të siguruar paketën e shpëtimit në fund të këtij viti, përpara përfundimit të afatit të saj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)