Vlon haraçi në Kosovë
Prishtinë, 8 prill - Jo vetëm që janë rrahur fizikisht, por në disa raste biznesmenët kosovarë janë sulmuar edhe me granata dore, pasi që kanë refuzuar tu paguajnë haraç grupeve kriminale. Kjo si kusht për ti lejuar që ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre.
Këto grupe kriminale vazhdimisht janë thirrur në emër të të fortëve të politikës, kryesisht ish-komandantë të luftës.
Kjo ilustrohet me rastin e fundit të sulmit ndaj biznesmenit Eroll Vitaku, i cili është rrahur rëndë, pasi kishte refuzuar tu paguajë haraç këtyre grupeve për shfrytëzimin e një lokali në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Vitaku ka bërë të ditur se sulmuesit janë thirrur në emër të ish-komandantëve të Zonës Operative të Llapit, përkatësisht deputetëve të PDK-së, Rrustem Mustafa-Remi dhe Latif Gashi-Lata. Këta të fundit e kanë mohuar lidhjen me këto grupe kriminale, duke i inkurajuar biznesmenët që rastet e tilla ti raportojnë në Polici.
Kohë më parë nga grupe të tilla ishte sulmuar me granatë dore edhe pronari i autosallonit Morina në Vushtrri, Refik Morina.
/Zëri/