08 Nëntor 2024

Vlerësohet lartë performanca makroekonomike dhe fiskale

Prishtinë, 11 tetor - Ministri i Financave Avdullah Hoti ka pritur në takim një delegacion të Komisionit Evropian të kryesuar nga Drejtori gjeneral në  Drejtorinë e Përgjithshme për Negociatat për Fqinjësi dhe Zgjerim (DG NEAR) në Komisionin Evropian Christian Danielsson, më të cilët kanë diskutuar për Marrëveshjen me Fondin Monetar Ndërkombëtar, Përkrahjen Buxhetore Sektoriale (SBS) dhe Buxhetin 2017, si dhe për Bashkimin e planifikuar të shërbimeve tatimore dhe doganore.

Në këtë takim u vlerësua lartë performanca makroekonomike dhe me theks të veçantë performanca fiskale gjatë vitit 2015 - 2016.

Si rrjedhoje u vlerësuan edhe përparim në zbatimin e marrëveshjes me FMN-në dhe përgatitjet për buxhetin e vitit 2017.

Ndërsa, sa i përket Bashkimit të planifikuar të  shërbimeve tatimore dhe doganore në një Agjenci të të hyrave, Ministri Avdullah Hoti njoftoj delegacionin e DG NEAR, se në përputhje me Programin e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Planin e Veprimit 2015-2018, ku parashihet bashkimi i ATK-së dhe DK-së në një Agjenci të përbashkët, Qeveria e Republikës së Kosovës me vendimin  22.07.2015 ka aprovuar Planin Inicial për krijimin e Agjencisë, i cili përmban objektivat, përfitimet dhe aktivitetet konkrete drejt funksionalizimit të saj.

 Pritet që në Qeveri të Republikës së Kosovës të aprovohet edhe Projektligji për  krijimin e kësaj Agjencie.

Në këtë takim u diskutua edhe për Agjendën e Reformave Evropiane (ERA), ku Ministria e Financave në kuadër të ERA ka disa aktivitete për të cilat është bartëse kryesore apo përkrahëse siç janë: Zbatimi i Vendimit të Qeverisë të muajit mars 2016 për zbatimin mandator të prokurimit elektronik sipas afateve kohore, si dhe zbatimi sistematik i Strategjisë dhe planit të veprimit për luftimin e ekonomisë joformale. 

Përfaqësuesit e Komisionit Evropian shkëmbyen pikëpamjet në lidhje me zhvillimet e përgjithshme makroekonomike dhe ato fiskale si dhe e vlerësuan lartë hyrjen në fuqi te MSA-së, ku sipas tyre kjo paraqet një zhvillim pozitiv që do të kontribuojë në zhvillimin ekonomik në mënyrë direkte dhe në përmirësimin e imazhit për investitorët në mënyrë indirekte.

Ndërsa, sa i përket  çështjes së veteranëve të luftës, të dyja ndanë te njëjtin shqetësim dhe u pajtuan se zgjidhja e kësaj çështje është me interes për të gjitha palët, me theks te veçantë në ruajtjen e stabilitetit te financave publike si parakusht për sigurimin e stabilitetit makroekonomik të vendit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)