17 Nëntor 2024

Vlerësohet bashkëpunimi ekonomik Kosovë-Turqi

Prishtinë, 26 dhjetor - Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka pritur në takim Ambasadoren e Turqisë në Prishtinë, Songul Ozan, me të cilën ka bashkëbiseduar për zhvillimet e fundit ekonomike në vend dhe bashkëpunimin bilateral mes dy vendeve.

Ministri Stavileci ka pohuar se në periudhën vijuese, krahas sektorëve tjerë një fokus të veçantë do të ketë sektori i energjisë, si sektor determinues i zhvillimit ekonomik të vendit.

Nga ana e saj, Ambasadorja Ozan duke uruar ministrin Stavileci për detyrën e re, ka shprehur përkrahjen e saj dhe të shtetit turk në fuqizimin e ekonomisë së Kosovës, duke pohuar se adresimi i çështjeve ekonomike do të reflektojë në jetën e përditshme të qytetarëve.

Ministri Stavileci dhe Ambasadorja Ozan vlerësuan bashkëpunimin e deritashëm në mes të Kosovës dhe Turqisë dhe ritheksuan nevojën e avancimit të mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)