05 Nëntor 2024

Vlera kredive të garantuara arrin në 100 milion euro

Prishtinë, 3 prill - Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) ka bërë të ditur se vlera e përgjithshme e kredive të miratuara nga Bankat partnere të cilat janë garantuar nga Fondi Kosovar për Garanci Kreditore ka arritur vlerën 100 milion euro, shpërndarë në 2,577 kredi.

Një rezultat i tillë i përcjellur me efektet pozitive për ndërmarrësinë dhe ekonominë si: qasje në financa, investime të reja, rritje e qarkullimit, mbajtje apo rritje e punësimit, dëshmojnë atributin e Fondit si një hallkë e rëndësishme në zingjirin e zhvillimit ekonomik.

Fondi tashmë ka arritur marrëveshje me Bankën Ekonomike, Bankën Kombëtare Tregtare, Bankën për Biznes, NLB Bank, ProCredit Bank, Raiffaisen Bank, TEB Bank si dhe Raiffeisen Leasing Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)