Vjedhje institucionale - Ujësjellës & MZHE
Prishtinë, 15 mars- Jemi ndjekur me vëmendje zbatimin e projektit të ndërtimit të Fabrikës së Ujit në Shkabaj e cila është llogaritur t\'i shtojë kapacitetet prodhuese për ujë të pijshëm Komunës së Prishtinës dhe komunave të tjera që furnizohen nga Kompania Rajonale \"KUR Prishtina\"- sh.a.
Denoncimet e ish ud.Kryeshefit Ekzekutiv z.Selatin Ratkoceri, të bëra më herët nga drejtuesit e Komunës së Prishtinës sa i takon aferave korruptive janë dëshmi e një gjendje alarmante.
Ende nuk po shohim asnjë njoftim nga Prokuroria e Shtetit për fillimin e hetimeve sa i takon të gjithë aferave të bëra publike nga z. Selatin Retkoceri më 9 mars 2016 në një nga televizionet nacionale. Ai tha qartazi se ka pasur parregullsi e shkelje në projektet milionëshe të kompanisë, që janë punësuar e zgjedhur persona të cilët kontrollohen kryesisht nga PDK, që ka blerje e furnizime të paligjshme nga bordi i përzgjedhur nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.
Po ashtu Prokuroria nuk po vepron as për denoncimin nga organizata të shoqërisë civile ku sqarohej se rikthimi i ish Drejtorit Gjelosh Vataj nga Ministri Blerand Stavileci është bërë me një shkresë të falsifikuar dhe nën presionin e tij direkt.
Ndërkohë nga Komuna e Prishtinës por dhe nga profesionistë të fushës po na përcillen shqetësimet, se ka pasur një seri devijimesh në ndërtimin e Fabrikës së ujit në \"Shkabaj\". Prej shpronësimeve deri të furnizimi me gypat kryesorë për rrjetin e transmetimit.
Secili prej nesh pret që projektimet e furnizimet të bëhen me prodhime të Kosovës, meqenëse është avantazh i madh që në vend prodhohen gypa të çelikut të përshtatshëm për këto projekte. Por jo, Ish Menaxhmenti i \"KUR Prishtina\" që kontrollohet nga Bordi që zgjedh MZHE, ka vendosur \"specifikacione teknike\" që s\'i përmbushë as prodhimi vendas e as kompanitë nga vendet e BE-së të cilët janë skualifikuar në konkurrim. Ndërkohë që shohim faktet e paraqitura nga Komuna e Prishtinës se gypat e transmetimit të pranuara nga \"KUR Prishtina\" janë të një cilësie tepër të dyshimtë.
Ndërmarrjet publike të Kosovës e sidomos ato të furnizimit me ujë shënojnë parregullsi e dyshime për afera marramendëse. Secili projekt aty është milionësh. Në to janë të përfshirë njerëz joprofesional, me të kaluar korruptive dhe të afërt me pushtetin. Ky lloj i korrupsionit nuk përbën krim ekonomik dhe rrezik permanent për sigurinë e shëndetin e të gjithë qytetarëve.
Inxhinierët kryesorë të fushës së hidroteknikës janë jashtë sistemit publik të Kosovës. Shumë pak prej tyre drejtojnë apo marrin pjesë në menaxhimin e projekteve publike nga brenda ndërmarrjeve rajonale të ujësjellësve. Në vend të tyre janë individë që tashmë duhet të kishin dalë para drejtësisë.