18 Nëntor 2024

Vizat për në BE, barrierë shtesë për bizneset kosovare

Prishtinë, 15 gusht - Oda Ekonomike e Kosovës ka vlerësuar se ky vit ka qenë vit i sfidave të shumta dhe vit që karakterizohet me kampanja elektorale qoftë në Kosovë, Maqedoni, Serbi por edhe në BE.

Kosovarët sipas OEK kanë shpresuar se të paktën në këtë vit do të bëhen hapa pozitiv në drejtim të liberalizimit të vizave pasi që premtimet dhe nënshkrimet e disa marrëveshjeve politike kanë reflektuar kështu.

Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu ka thënë se ajo që e karakterizon këtë realitet të ri është fakti se jo vetëm se nuk kemi liberalizim, qoftë për qytetar apo për institucione, por problemi është shumë më serioz sepse ambasadat evropiane në Kosovë në këtë vit kanë ndërmarrë masa rigoroze në dhënien e vizave për qytetarët e Kosovës.

Kjo dukuri sipas tij e rëndon edhe më tepër aspektin ekonomik të Kosovës nga fakti që një biznesmen kosovar duhet të pres 2 apo 3 muaj  për termin, me një grumbull dokumentesh dhe dëshmishë dhe në fund pa garancë se do të marrë vizën.

Në qoftë se bëhet një analizë e thuktë e suksesit ekonomik e BE, atëherë dihet se bazohet në dialog partneritet dhe komunikim. Lind pyetja si mund të ketë partneritet mes bizneseve kosovare dhe atyre evropiane me një pritje të tillë 3 mujore dhe si mund të avancohet kjo formë e përshpejtimit të proceseve ekonomike dhe integruese në këtë mënyrë?

“Ne si OEK apelojmë tek institucionet vendore dhe ndërkombëtare që të përdorin autoritetin e tyre përballë ambasadave evropiane në Kosovë që të ketë një fleksibilitet dhe mirëkuptim karshi bizneseve kosovare dhe të mos jetë dhënia e vizave për ta edhe një barrë që do të rëndojë proceset ekonomike në Kosovë edhe ashtu me kahje dhe trende negative.\"

\"Na shqetëson fakti që ky vit është vit i nënshkrimit të marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit (MSA) dhe të ndodhin dukuri të tilla vërtetë është diçka që na shqetëson, por në të njëjtën kohë na sinjalizon se rrugëtimi në “Familjen Evropiane” do të jetë mjaftë sfidues, edhe nga burokracia evropiane e vendosur në Kosovë\", ka theksuar Gërxhaliu.

Një qasje e tillë e ambasadave evropiane karshi bizneseve kosovare e rëndon aspektin ekonomik në Kosovë,  e dëmton në masë të madhe imazhin e Kosovës dhe mbi të gjitha shumë kënd e detyrojnë të hulumtojnë metoda të padëshiruara alternative për të arritur cakun e vet. Në këtë formë nuk mund të ketë transferim të teknologjisë dhe avancim të sistemit know-how si dhe përmirësim të bilancit tregtar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

 Një qasje e tillë nuk i bën nder Kosovës, proceseve ekonomike dhe atyre integruese e në veçanti dëshirës për rrugëtim në “Familjen Evropiane”.  Prandaj, është kosha që për ekonomi dhe bashkëpunim ekonomik të bëhet më tepër dhe të kontribuojmë bashkërisht.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)