Vizat nuk lejojnë studentët e huaj të punojnë në SHBA
New York, 7 qershor - Çdo vit Amerika tërheq mijëra studentë të huaj që ndjekin studime universitare. Por të qëndruarit në Shtetet e Bashkuara pas diplomimit mund të jetë më i vështirë për shkak të kufizimeve të vizave dhe të vendeve të punës.
Është dita e diplomimit për studentët në Kolegjin New Rochelle në New York. Disa erdhën nga vende të tjera për të studiuar këtu dhe janë ndër 800,000 studentët e huaj në Shtetet e Bashkuara.
Shumë mezi presin të marrin me vete njohurinë e re në vendet e tyre.
Vendosa të studioj për arsim publik sepse gjithmonë mendoja për vendin tim. Si mund ta përdor më mirë diplomën atje? Mund të kthehesh në vendin tënd dhe të punosh edhe në sektorin shtetëror dhe ti vish në ndihmë vendit tënd.
Kolegji New Rochelle është fillimi im. Synimi im është të bëj aq sa mundem, të kthehem në Xhamajka, që ata të shohim se mund ti realizojnë ëndrrat e tyre.
Por disa duan të qëndrojnë në Amerikë.
Sigurisht që dua ta filloj karrierën këtu. Mendoj se është konkurruese, se detyrohesh të arrish një kufi të caktuar dhe gjithmonë sfidon veten. Dhe ka larmi dhe krijimtari, që mua më pëlqen.
Për studentët e huaj si këta, fillimi i një karriere në këtë vend nuk do të jetë e lehtë, edhe me një ekonomi në përmirësim.
Philip Press është drejtues i një kompanie që u gjen njerëzve punë të përkohshme.
Sfida për të huajt është gjetja e kompanisë që është e gatshme ta sponsorizojnë ose ta marrë në punë për sasinë e kohës që i lejon viza aktuale. Sepse, sapo të skadojë viza dhe ata duhet të largohen, shanset janë që ata nuk do të sponsorizohen.
Në përgjithësi nëse studentët e huaj nuk mund të gjejnë një sponsor për punë, ata do të duhet të largohen.
Por në përgjithësi situata për të diplomurit e këtij viti është më e mirë, sipas David Smith i kompanisë konsulente për menaxhim Accenture, i cili kryen një sondazh vjetor të atyre që kërkojnë punë.
Tregu i punës këtë vit tregon shenja optimizmi për të ardhmen. Të diplomuarit thonë se janë të gatshëm të lëvizin nga vendi në vend dhe të konsiderojnë mundësi pune përtej tregut të tyre lokal.
Sipas tij, rreth 80 për qind e studentëve presin të trajnohen në vendin e punës. Por, sipas studidmit të kompanisë së menaxhimit, pas një ose dy vjetësh, vetëm gjysma e tyre janë trejnuar.
/VOA/