19 Nëntor 2024

Vizat me Greqinë barrierë për bashkëpunimin ekonomik mes dy shteteve

Prishtine, 14 dhjetor 2013 - Partneriteti dhe bashkëpunimi me Greqinë është i një rëndësie të veçantë për Kosovën dhe për Oden Ekonomike të  Kosovës prandaj duhet që të bëhet më  tepër në eliminimin e barrierave që  pengojnë këtë zhvillim. Ekonomia dhe bashkëpunimi ekonomik mund ti minimizojnë problemet por në të njëjtën kohë  edhe ti përshpejtojnë proceset  politike e në veçanti ato integruese.

Greqia ka potenciale të shumta ekonomike dhe në këtë drejtim bashkëpunimi në forma moderne ose të avancuara është më se i rëndësishëm për Kosovën.

Nuk duhet të jemi të orientuar vetëm në tregti klasike por duhet të gjinden edhe forma të partneritetit në  prodhim me qëllim që në Kosovë të krijohen vende të  reja të punës, përmirësim i bilancit të pagesave dhe kontribut në qëndrueshmërinë ekonomike.

Një ndër problemet më të mëdha që e pengojnë avancimin e këtij bashkëpunimi pa mëdyshje është ajo që ka te bëjë me vizat dhe apelojë  nga ky forum ekonomik që  të  përdorin autoritetin e vetë  tek institucionet greke që  ky problem të eliminohet sa më shpejtë me qëllim të avancimit të bashkëpunimit ekonomik “theksoi Kryetari i Odes Ekonomike  të Kosovës  z. Safet Gërxhaliu me rastin e pritjës në takim të një delegacioni prej 20 biznesmenëve  nga Greqia.

Delegacioni nga Greqia u nda shumë i kënaqun me pritjen e bërë  në  Kosovë e në  veçanti me takimet me biznesmen dhe të gjithë shprehen befasinë pozitive që  kanë has në Kosovë. Është e vërtet se imazhi i Kosovës nuk e paraqet realitetin që njihet jashtë Kosovës sepse Kosova është shumë më e mirë  nga brenda sesa  mendohet nga jashtë.

Është e vërtet që  problemi i vizave dhe i sigurimeve është një barrierë e cila duhet të eliminohet dhe ne si komunitet i biznesit do të  bëjmë çmos  tek institucionet tona në  Greqi që  këtë problem ta zgjidhim dhe të  avancojmë  bashkëpunimin ekonomik.

Kosova ofron mundësi për forma të  avancuara të  bashkëpunimit dhe po kthehemi në  Greqi me mbresën më  pozitive që të vijmë prap  dhe ti konkretizojmë bisedat e filluara në këtë vizite, theksuan bizneset e shumëta greke gjatë vizitës në  Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)