05 Nëntor 2024

Viti 2019 është vit i ekonomisë

Prishtinë, 24 prill - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori sot pjesë në Panairin e Përgjithshëm Ndërkombëtar ‘’PRISHTINA 2019‘’, panair ky që përkrahet nga Qeveria e Kosovës, në të cilin marrin pjesë 100 kompani të ndryshme, shumica vendore. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj para të pranishmëve, listoi veprimet që Qeveria e Kosovës pritet t’i ndërmerr sa i përket ligjeve që përmirësojnë mjedisin e të bërit biznes.

Kësisoj, kryeministri Haradinaj shtoi se Viti 2019 është vit i ekonomisë, dhe se pas stabilizimit të pagave në  sektorin publik, sektori privat do të ketë përkushtimin e plotë të ekzekutivit.

Ndërkaq, Berat Rukiqi, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se, sot kanë 100 kompani nga shtete më të rëndësishme të Bashkimit Evropian, nga rajoni dhe shumë vende, që marrin pjesë për herë të parë, siç është rasti nga Portugalia.

“Panairi është ndër mundësitë kryesore që të promovohen vlerat e ekonomisë sonë, jo vetëm për tregun tonë, por edhe për tregjet e huaja dhe korrespondon edhe me atë e ka proklamuar Qeveria e Kosovës, që ky vit, do të jetën vit i ekonomisë”, tha kryetari Rukiqi.

Një fjalë rasti patën edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ministri i Inovacionit, Besim Beqaj dhe ministri i Zhvilimit Ekonomik, Valdrin Lluka.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)