Viti 2015 ishte viti i fuqizimit të Drejtorisë së Inspekcionit
Prishtinë, 20 dhjetor - Sot, Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës mbajti konferencë për media, me ç\'rast u shpalosën të arriturat e kësaj drejtorie gjatë vitit 2015, si dhe planet e ristrukturimi i saj në vitin 2016.
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Xhelal Sveçla, në fillim të fjalës së tij, tha se viti 2015 ishte viti i ristrukturimit dhe fuqizimit të Drejtorisë së Inspekcionit.
Ai e prezantoi organogramin e ri, i cili është shumë më funksional se i vjetri, me ç\'rast i rriten kompetencat inspektorëve, të cilat deri më tash kanë qenë të kufizuara vetëm në një lëmi të caktuar.
Risi tjetër e kësaj drejtorie është poashtu digjitalizimi i komplet drejtorisë, proces i cili do e thjeshtësojë punën dhe mbikqyrjen e punëve me të cilat mirret Inspekcioni.
Konkretisht, është krijuar aplikacioni software për zyrtarë të inspekcionit, të cilët do të pajisen me tablet personal dhe gjatë konstatimit të parregullsisë do ta identifikojë shkeljen dhe do të jenë në gjendje që të shqiptojnë dënimin e saktë në kohë reale.
Përveç kësaj është krijuar edhe aplikacioni për qytetarë, të cilët do të jenë në gjendje që të lajmërojnë shkeljet online dhe të ngarkojnë foto që e dëshmojnë këtë shkelje.
Kësisoj, me konstatimin e shkeljes hapet rasti dhe qytetarët do të jenë në mundësi që të përcjellin në cilën fazë të procedurës është rasti.
Drejtori Sveçla, në fund tregoi me shifra te arriturat e Drejtorisë, të cilën e menaxhon ai e që sipas sektorëve janë:
Komunal
· Largim i tavolinave dhe karrigeve 131
· Evidentim I lokaleve per shfrytezim te hapesires publike - 400
· Konfiskime te mallrave 311
· Largim I shtyllave metalike nga objeteve 88
· Largim dheu 22
· Largim I kioskave dhe mbulojave 19
Sanitar
· Kontrollime 1713
· Vendime 66
· Vlera e mallit te asgjesimit me afat te skaduar 342.329,40 Euro
Komunikacion
· Automjete, kbus, autobus ilegal te konfiskuar 1202
· Lirimi I parkingjeve publike nga veturat e fjetura - 117
· Largimi I kombibuseve ilegal nga lagja Dardania - dhe kthimi i mbi 200 parkingjeve qytetarëve.
Ndertim
· Aktvendime per nderprerje te puneve 165
· Rrënime për rrezikshmëri - 119
· Rrënime tjera 37