16 Nëntor 2024

Viti 2015 do të jetë më i suksesshëm për Turqinë

Ankara, 16 maj - Zv/kryeministri turk për Ekonominë, Ali Babacan, deklaroi se 2015 do të jetë një vit më i mirë për Turqinë nga aspekti i rritjes ekonomike, inflacionit dhe deficitit primar.

Pjesëmarrës në Mbledhjen e Zakonshme të Asamblesë së Dhomës Tregtare të Stambollit, Ali Babacan theksoi se Turqinë këtë vit e presin tregues ekonomikë të mirë.

Duke sqaruar se Turqia i ka sheshuar të gjitha problemet në lidhje me reputacionin dhe besueshmërinë në tregjet ndërkombëtare, zv/kryeministri Babacan theksoi se timonierët e ekonomisë së vendit po punojnë fuqishëm dhe pa kurrfarë lëshimi.

Pasi u rikujtoi të pranishmëve se 3 objektivat afatmesme të ekonomisë janë ulja e inflacionit, reduktimi i deficitit primar dhe zhvillimi i rritjes potenciale të Turqisë; Babacan vijoi me fjalët: “Të gjitha këto do t’i realizojmë gjatë 2015-s, që është njëherësh viti i parë i afatit të objektivave. Jam i bindur se rezultatet pozitive të tyre do t’i shohim të gjithë së bashku.”

Ai nënvizoi gjithashtu se timonierët e ekonomisë turke nuk janë në gjendje letargjie për shkak të periudhës së zgjedhjeve legjislative në vend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)